“Nuk ndaloi së ngrëni”, 14 vjeçarja me alergjinë e rëndë rrezikoi të humbte jetën

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bordin e një avioni të “British Airways”, ku një vajzë 14-vjeçare rrezikoi të humbiste jetën. E mitura kaloi një moment tmerri, ku një pasagjer hapi një pako kikirikë në avion, ndaj të cilave vajza ishte alergjike.

Poppy Jones ishte duke udhëtuar me nënën e saj dhe gjendja e saj u përkeqësua aq shumë sa kapiteni i avionit mendoi të bënte ulje emergjente. Pasi avioni u ul në aeroportin “Gatwick”, e reja u dërgua me urgjencë në spital.

Nëna e vajzës, Joanna, e cilësoi një makth udhëtimin dhe tregoi për Daily Mail se pasagjeri i sipërpërmendur refuzoi të ndalonte konsumin e kikirikëve, pavarësisht se u paralajmërua dy herë. Alergjia nga kikiriku haset në rreth 0.6% të popullatës dhe është një formë e rëndë e alergjisë ushqimore që mund të shkaktojë edhe humbjen e jetës, sidomos te personat që vuajnë nga astma. Mund të largohet rrallë me rritjen e moshës (vetëm në 20% të rasteve), duke e bërë atë një nga format më të shpeshta të alergjive ushqimore në të rritur.

Ekspozimi aksidental ndaj produkteve që përmbajnë kikirikë është një problem i zakonshëm, kështu që këta persona duhet të ndjekin një dietë strikte pa kikirikë, të mbajnë me vete një byzylyk ku shënohet kjo alergji dhe një dozë epinefrine gjithmonë me vete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu