Nuk përmbahet Xhaka, godet “alla Materazi”, kundërshtarin në mes të fushës!

0

 

ZVICER – Nuk po kalon një periudhë të mire skuadra zvicerane Baseli, ku aktivizohet ish-lojtari i kombëtares shqiptare Taulant Xhaka. Ata u mundën këtë pasditen me rezultatin e pastër 0-2, nga rivalët e Zurich, në një ndeshje për t’u harruar qoftë për “legjionarin” e Kombëtares shqiptare, por edhe për të gjithë skuadrën e tij.

Teksa ndeshja ishte në prag të përfundimit, në minutën e 102-të, pas dhënies së 12 minutave shtesë, Xhaka i cili njihet për temperamentin e tij gjaknxehtë, ka goditur me kokë në gjoks kundërshtarin e tij, siç kishte bërë vite më parë Zidane ndaj Materazzit, duke u larguar nga fusha pas kartonit të kuq.

Ndërkaq, vlen të përmendet që nuk ky karton nuk ishte i vetmi i kuq në këtë takim kjo pasi kartona të kuq janë dhënë edhe për 2 lojtarë të tjerë, njëri i Basel e tjetri i Zurich.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu