“Nuk po fshihemi, ky është një moment i vështirë”, Margariti për Cirkun: Do jetë i lëvizshëm nëpër palestrat e shkollave

0

Ministrja e Kulturës, Eva Margariti ka reaguar për herë të dytë pas shembjes së Çadrës së Cirkut Kombëtar. Margariti tha se aktualisht ndodheshin në një moment të vështirë sa i përket Cirkut dhe shtoi se në vijim, artistët do të mbanin prova nëpër palestrat e shkollave të ndryshme.

Ajo tha se çështja po ndiqej sipas procedurave ligjore në gjykatë dhe se deri në një zgjidhje të caktuar, cirku do të ishte i lëvizshëm pa një vendndodhje të caktuar.

Ministrja e Kulturës, Eva Margariti:

Nuk jemi ndalur në asnjë moment. Jemi në pritje të gjykimit të rastit nga gjykata. Nuk po fshihemi, ky është një moment i vështirë për cirkun. Ndërsa deri në një zgjidhje tjetër, artistët mund të bëjnë prova në palestrën e shkollës “Sinan Tafaj”. Ndërsa momentalisht për shkak të situatës, cirku do të jetë i lëvizshëm dhe do të mbahet në disa palestra të ndryshme nëpër shkolla.

Pak më herët gjatë ditës së sotme, Këshilli i Lartë Shtetëror nisi auditimin për shembjen e Cirkut Kombëtar pas kërkesës së artistëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu