“Nuk po ia dalim dot, e blejmë nga halli”, banorët e Milotit prej kohësh pa ujë të pijshëm

0

Sigurimi i ujit të pijshem është kthyer në sfidë për banoret e Milotit në Kurbin. Në pjesën më të madhe të kohës ka mungesë ujit në qezmat e qytetareve, ndërsa kjo situatë është e vazhdueshme si në verë ashtu dhe në dimer.

Në këto kushte një pjesë banoreve thonë se janë të detyruar ta blejnë ujin, e të tjerë e mbushin në një burim apo në lum.Ata e konsiderojnë këtë situaten e krijuar aspak normale dhe kërkojnë zgjidhje. I kontaktuar nëpërmjet telefonit Administratori i Milotit Dritan Preçi thotë se thatësira e tejzatur ka sjellë mungesë prurjesh në burimin e ujit që furnizon
qytetin, ndaj dhe është krijuar kjo situatë.

“U prish pompa, shterret uji dhe ndodh shumë shpesh. Blemë ujë me lekë. Ne ankohemi, këta që duhet të mbajnë përgjegjësi njëherë e rregullojnë njëherë jo. Pa ujë nuk ia dalim dot, kështu që do blejmë, s kemi c bëjmë”- u shpreh një banor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu