KORÇË- Procedohen penalisht dy persona në Pogradec dhe Qafë Thanë. Bëhet me dije se 48-vjeçarja T.D nuk pranon të paguajë shtëpinë me qira që ka marrë në Pogradec, si dhe nuk pranon ta lirojë atë.
Ndërkohë 31-vjeçari M.B, ka dëmtuar traun e doganës në Qafë Thanë, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të parregullt.
Njoftimi i Policisë:
Qarku Korçë
Komisariati i Policisë Pogradec, referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen T. D., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, dyshohet se me vetëgjyqësi, nuk pranon të shlyejë detyrimet për një banesë që e ka marrë me qira me kontratë dhe as ta lirojë atë.
Sektori për Hetimin e Krimeve i DVKM Korçë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. B., 31 vjeç, banues në Librazhd, pasi në hyrje të PKK Qafë Thanë, me automjetin që drejtonte, ka dëmtuar traun e doganës, për të kaluar kufirin në mënyrë të parregullt.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.