Nuk pritej, motrat Kardashian marrin këtë vendim ndaj Kanye West

0

Katër motrat e Kim Kardashian kanë hequr Kanye West nga Instagrami pasi ai postoi mesazhet private nga biseda e tij me ish-bashkëshorten dhe postime te tjera për të dashurin e saj, Pete Davidson.

Kourtney, Khloe, Kendall dhe Kylie të gjitha ndoqën shembullin e motrës Kim pasi ajo ndaloi e para të ndiqte ish-burrin e saj në Instagram.

Nëna e tyre Kris Jenner, megjithatë, është e vetmja nga familja e tyre që ka në listën e saj të ndjekësve reperin.

Ky vendim i motrave të famshme pason sulmet e vazhdueshme kibernetike të Kanye West ndaj të dashurit të ri të ish-gruas së tij.

Në postimin e tij të fundit në Instagram fundjavën e kaluar, muzikanti ndau një mesazh privat nga Pete, ku u tall me një nga tatuazhet e tij.

Vargu i postimeve që atëherë është fshirë nga llogaria e reperit, ku ai ka 14.3 milionë ndjekës.

Komediani i SNL kishte kontaktuar me mirësjellje me West për të qetësuar situatën dhe tha se shpresonte të takonte një ditë fëmijët e Kim dhe Kanye.

Kanye më pas ndau mesazhin me fansat e tij, duke shtuar: “Jo ti kurrë nuk do të takosh fëmijët e mi”.

Ditë më parë Kim i kishte kërkuar ish-bashkëshortit të saj t’i jepte fund sulmeve të tij ndaj aktorit të njohur.

Themeluesja e SKIMS tha në një tekst se Kanye “po krijonte një mjedis të rrezikshëm dhe të frikshëm” dhe shtoi se nëse Pete do të lëndohej, “gjithçka do të ishte faji i reperit”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu