KOSOVË- Një 22- vjeçar mësohet se është vënë në pranga pasi ka kërcënuar aktivistne dhe analistjen Zana Avdiu e cila bëri kritika të shpra ndaj furbollistit shqiptar Granit Xhaka në ndeshjen e Zvicrës dhe Serbisë. Avdiu duket se është vënë nënë shënjestrën e kërcënimeve pas deklaratave të bujshme ndaj futbollistit duke shfaqur kështu zemërim tek tifozët dhe mbështetësit e tij në Kosovë dhe më gjerë. Ajo ka kërkuar një hetim madje dhe ka denoncuar në polici lidhur me kërcënimet e njëpasnjëshme që i janë bërë.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se kanë nisur hetimet për veprën penale “Kanosje”. 22- vjeçari është shoqëruar në polici ku do të merret në pyetje dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit do të mbahet në qeli për 48 orë. Të njëjtat burime kanë bërë me dije se hetuesit policorë po vazhdojnë identifikimin e personave të tjerë të dyshuar, të cilat janë përfshirë në kërcënimet ndaj aktivistes.
Ndeshja Zvicër-Serbi është kthyer në qendër të vëmendjes së fundmi për shkak të përplasjeve mes dy futbollistëve shqiptare që luajnë për ekipin e Zvicrës dhe lojëtarëve serbë. Aktivistja duket se është veçuar nga grupi i tifozëve duke kritikuar futbollistin pasi ky i fundit bëri një gjest ndaj lojëtarev serbë pasi ishin ata që ndezën tensiuonet. Ajo shkroi pas ndeshjes: Akti i Granit Xhakës, është për turp. Akt prej një rrugaçi. Dhe, fatkeqësia është, që asnjë nuk la pa e shpërnda atë foto. Pra, zero nivel, në një shtet të tanë!”. Zvicra fitoi 3 me 2 me Serbinë. Ndeshja në Botërorin e Katarit solli emocione të forta edhe për tifozërinë shqiptare