Nuk respektoi rregullat, Getinjo gjobitet nga policia

0

Getinjo është një ndër reperët më të dashur për shqiptarët.

Ai në rrjete sociale është mjaft aktiv ku shpërndan informacione të shumta nga jeta dhe karriera e tij.

Së fundmi ai është gjobitur pasi ka thyer rregullat. Me anë të një postimi në Instastory, ai tregon se bëhet fjalë për 40 euro si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë.

Në postimet në vijim reperi u shfaq duke shkuar menjëherë të paguajë, ndërsa dha edhe një mesazh për të gjithë fansat.

“Respektojeni ligjin në Kosovë, paguani faturat sepse në Evropë e keni patjetër”, ka shkruar ai në mbishkrim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu