Futbolli është i lidhur ngushtë me çështjet ekonomike dhe çdo ditë flasim për buxhetet, fitimet kapitale dhe qëndrueshmërinë e sistemit. Në përpjekje për të pasur një rregullore mbi buxhetet dhe shpenzimet që të vlejë për të gjithë, në shtator të vitit 2009 UEFA prezantoi Fair Play Financiar, një projekt që synonte të shlyente borxhet e krijuara nga klubet.
Sot Seksioni i ri i Parë i Trupit të Kontrollit Financiar të UEFA-s (CFCB) njoftoi se tetë klube, përkatësisht Astana, Cluj, CSKA-Sofia, Mons Calpe SC, Porto, Real Betis, Santa Clara (POR) dhe Sporting; janë sanksionuar për mospërmbushje të kërkesës të vonuar të Fair Play Financiar.
Dy klubet e para u sanksionuan përkatësisht me gjobë prej 150,000 dhe 200,000 euro, ndërsa të gjithë të tjerët do të duhet të paguajnë me një kontribut financiar të pakushtëzuar dhe mund të dënohen me përjashtim me kusht nga kompeticionet Europiane.Dënimet e vendosura janë si më poshtë: 75,000 € për CSKA Sofia, 15,000 € për Mons Calpe, 300,000 € për Porton, 250,000 € për Real Betis, 75,000 € për Santa Clara dhe 250,000 € për Sportingun.