Nuk shkoi ashtu siç pritej, tjetër takim mes Interit dhe Brozovic për rinovimin

0

Dritë në fund të tunelit nuk ka, por diçka po lëviz sa i përket rinovimit të kontratës së Marcelo Brozovic. Klubi i Interit ka bërë një hap drejt mesfushorit kroat. Synimi është rinovimi dhe nëse palët kanë kohë që studiojnë njëra-tjetrën, drejtuesit e klubit kanë vendosur të takojnë babain e lojtarit dhe avokatin tij. Synimi i klubit është rinovimi.

Asnjë tym i bardhë sigurisht, as një projekt-marrëveshje apo një aluzion optimizmi. Takimi ishte formal dhe Interi donte të bënte të qartë qëndrimin e tyre në lidhje me të ardhmen e mesfushorit, kontratë që skadon në qershor të vitit 2022.

Palët do të takohen brenda dy javësh me shifrat në tavolinë, ato të propozimit që Brozovic do të vendosë në pjatë përmes agjentëve të tij dhe Interit që do të punojë fort për të vazhduar “bashkëjetesën” dhe të firmosë kontratën e re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu