Të burgosurit që vuajnë dënimin në burgun e Peqinit kanë hyrë në grevë urie qe një dite me parë.
Sipas burimeve të “Fax News”, mësohet se rreth 150 të dënuarish kanë refuzuar ushqimin, si pasojë e mungesës së takimeve me familjarët e tyre nga situata e krijuar prej Covid-19.
Kjo nuk është hera e parë që në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, zhvillohet një grevë urie nga të dënuarit si pasojë e kufizimeve nga koronavirusi. Ata kërkojnë të lejohet takimi me familjarët e tyre, ndërsa një tjetër arsye që ata kanë protestuar ka qenë edhe aplikimi i regjimit “41-biss”. Burgu i sigurisë së lartë në Peqin janë persona me rrezikshmëri të lartë për vepra të rënda penale.