Nuk u transferua dot te Juvents, ‘Marca’ jep lajmin e bujshëm; Suarez drejt Serie A

0

Luis Suarez në Serie A. Disa sezone më parë sulmuesi ishte pranë Juventusit, ndërsa tani është një tjetër mundësi që uruguajani të shkojë në Itali. Luis Suarez ka vendosur të largohet nga Atletico Madrid dhe në qershor do të jetë i lirë.

Inter po mendon për këtë dhe tashmë ka nisur kontaktet e para me agjentët e lojtarit.Kështu ka raportuar gazeta spanjolle Marca, e cila ka konfirmuar dëshirën e lojtarit për të mos qëndruar në Madrid sezonin e ardhshëm.

Interi i është bashkuar listës së klubeve të interesuara për lojtarin së bashku me Ajax-in, që do të synonte rikthimin e lojtarit në Holandë, Sevilla dhe një klub brazilian. Pista që të çon në MLS është gjithashtu një die. I lindur në vitin 1987, këtë sezon Suarez ka luajtur 34 ndeshje deri më tani me Atleticon duke shënuar 11 gola.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu