Këshilli i Mandateve pritet të mblidhet ditën e martë, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, mbi ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.
SPAK dorëzoi mëngjesin e kësaj të hëne dosjen voluminoze ndaj Arben Ahmetajt, ndërsa i kërkon Kuvendit arrestimin dhe kontrollin në banesë të ish zv/kryeministrit.
Mbledhja e thirrur nga kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla pritet të mbahet ditën e martë në orën 16:00.

Në shkresën e firmosur nga kryeparlamentarja thuhet se mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura me qëllim, respektimin e kuadrit ligjor procedurial penal mbi ruajtjen e sekretit hetimor.