Numërohen mbi 1000 kuti, PS: 53,18 përqind në rang kombëtar. Ja si ndahen mandatet

0

Numërimi i votave ka nisur në pothuajse të gjitha qarqet e vendit, pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 1038 qendra votimi, nga 5225.

PS ka marrë në rang vendi 135628 vota ose 53.18 përqind, kundrejt 86 votave të PD-ASHM, 33.99 përqind. PSD ka marrë 9763 vota, ose 3.83 përqind, Koalicioni Nisma Bëhet 8980 vota, ose 3.52 përqind dhe Partia Mundësia, 6541 vota ose 2.56 përqind.

Sipas projeksioneve të deritanishme, PS ka 83 mandate, PD 51 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 1 mandat.