Në Kosovë është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale ditëne sotme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se rezultati mund të bëhej i ditur që nga dita e sotme dh duket se numërimi i shpejtë i votave do e sjellë këtë gjë.
Në disa prej komunave janë numëruar mbi 80 për qind e votave kurse në disa të tjera janë numëruar pothuajse të gjitha votat.
Sipas rezultateve të deritanishme rezultatet në disa prej komunave janë këto:
Në Prishtinë kryeson Përparim Rama nga LDK-ja i cili ka marrë 51,02% për qind të votave. Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje ka 48,98% për qind.
Në Gjian, nga 85 për qind të votave të numëruarakryeson kandidati i LVV-së, Alban Hyseni me 50,91 për qind të votave teksa kandidati i LDK-së Lutfi Haziri ka marrë 49,09 për qind të votave.
Në Gjakovë janë numëruar të githa votat dhe me 56.04 % i pari është Ardian Gjini i AAK-së, i cili ndiqet me 43.96 nga kandidatja e LVV-së, Mimoza Kusari Lila.
Në Podujevë, deri më tani kryeson Shpejtim Bulliqi i LVV-së, me 52.09 për qind të votave me numërimin e 95 për qind të votave, ndërkaq Ekrem Hyseni i LDK-së ka 47.91 për qind të votave.
Në Fushë Kosovë, me numërimin e mbi 95 për qind të votave prin kandidati i LDK-së, Burim Berisha me 66,05 për qind të votave. Kandidati i LVV-së Enver Bajçinca ka marrë 33,95 për qind të votave.
Në Rahovec me numërimin e 80 për qind të votave prin kandidati i AAK-së, Smajl Latifi me 64,99 për qind të votave teksa kandidati i LVV-së Visar Korenica ka marrë 35,01 për qind të votave.
Në Prizren rezultatin e kryeson kandidati i LVV-së Mytaher Haskuka, i cili ka marrë 50,47 për qind të votave kurse kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj me 49,53 për qind të votave.