Numri i viktimave nga COVID kapërcen 7 mijë në Maqedoni

0

Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni ka kaluar mbi 7 mijë viktima. Me 14 pacientët që ndërruan jetë sot numri i fataliteteve ka shkuar në 7012 viktima.

Sot janë shënuar 490 raste të reja me virusin nga 3073 teste të kryera. 201 pacientë janë raportuar të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 198464 raste, prej të cilëve 185660 janë shëruar, kurse 7.012 kanë ndërruar jetë. Aktualisht janë 5974 raste aktive me COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu