TIRANË– Moti i keq e stuhia e dëborës që pritet të pushtojnë vendin tonë kanë “detyruar” Ministrinë e Arsimit që të mbyllë shkollat për të paktën 3 ditë. Ky vendim ka bërë që në rrjet të “shpërthejnë” MEME-t, duke ironizuar autoritetet përkatëse lidhur me mungesën e ngrohësve në shkollat e vendit. Madje krahasimi i duhur që i është bërë është ai me “Epokën e Akullnajës”. Por në meme-t e rrjetit nuk ka munguar as kuzhinieri i famshëm turk, Nusr-Et, që duket se është më gati se kurrë për të hedhur kripë në rrugët e vendit.