Nxënësi me autizëm, prindi ankohet për mësuesen, psikologen dhe drejtoreshën e shkollës

0

Fatjona Kaja prindi i një fëmije me elementë të autizmit ka kërkuar ndihmën e emisionit “Fiks Fare” pasi është e pakënaqur me mënyrën e mësimdhënies së mësueses mbështetëse të djalit të saj. Fatjona thotë se djalin e trajton me terapi prej shumë vitesh, që prej kohës kur konstatoi se djali i saj kishte simptoma të autizmit.

Ajo thotë se djali shkon në klasë të shtatë, por mësuesja mbështetëse nuk i mëson asgjë të re fëmijës së saj, ndryshe nga ato që mëson në terapi dhe aq sa vetë Fatjona merret me zhvillimin e të birit privatisht në shtëpi.

Fatjona thotë është ankuar në drejtorinë e shkollës, por i kanë kërkuar që të bashkëpunojë me mësuesen përkatëse për mësimdhënien e djalit.

Denoncuesja thotë se pak ditë më parë psikologia e shkollës i ka kërkuar të drejtohet në institucion me një ankesë me shkrim, por kjo e fundit në bisedën telefonike që u bë mes gazetarëve dhe prindit u shpreh se atë ankesë e ka mbajtur vetëm për vete në zyrën e saj si dhe i kërkon denoncueses që të bëjë durim deri në qershor për zëvendësimin e mësueses.

Në një bisedë me kamera të fshehtë drejtoresha e shkollës i kërkon prindit të bashkëpunojë me mësuesen, t’i japin mësueses edhe një mundësi dhe t’i mësojnë se çfarë kërkohet.

Marrë nga Top Channel


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu