Nxori në shitje pjesë këmbimi për automjete, fotografia i zbulon atë që s’duhej, policia i shkon në derë

0

Nxori në shitje pjesë këmbimi për automjete, fotografia i zbulon atë që s’duhej, policia i shkon në derë

Nuk ishte shitja e një pajisje automjetesh që e futi një burrë në Missouri në telashe me autoritetet policore, por më tepër ajo që u përfshi në foton e bërë nga ai.

Sipas mediave të huaja, ishte një “qese e madhe droge” – së bashku me një shiringë dhe lugë në tryezën e kafesë në sfond – ajo që u vu re në foto siç u shpërnda nga Zyra e Sherifit të Stone County.

Në postimin në Facebook, sherifi Doug Rader tha se një nga “qytetarët më të mirë” të qarkut të tij e lajmëroi atë për postimin në Facebook.

Ai më pas i kërkoi një detektivi të hetonte rastin.

Kështu, të mërkurën, autoritetet u shfaqën në shtëpinë e burrit me një urdhër për të kontrolluar shtëpinë e tij.

“Mund ta imagjinoni se ai u befasua!!”, shkroi Rader. “Ai kishte drogë dhe një pistoletë që i është e ndaluar t’i ketë!”.

Burri u arrestua, tha Rader, dhe pajisjet e tij të veturave nuk janë më në shitje.

Burri i Reeds Spring që postoi foton u akuzua për trafik droge dhe posedim të paligjshëm të një arme zjarri.

Ai është një kriminel i dënuar dhe ka “dënime për rezistencë ndaj arrestimit, sulme familjare të shkallës së tretë, posedim të një substance dhe rrezikim të mirëqenies së një fëmije ndër të tjera”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu