“O Berisha o hero”/ Protestuesit e Fierit përplasen me policinë, bllokojnë rrugën

0

Një pjesë e demokratëve të Fierit nuk e kanë mirëpritur kreun e PD-së, Lulzim Basha në qytetin e tyre.

Ata kanë zgjedhur të protestojnë me pankarta dhe të bllokojnë rrugën. Është dashur ndërhyrja e policisë që rruga të hapet.

Basha ka organizuar një takim me demokratët e Fierit në teatrin “Bylis”.

Ata janë dëgjuar të thonë “O Berisha o hero gjithë Shqipëria ty të do”, “ Basha ik”, ”Rroftë Sali Berisha”.

Ata nuk kanë kursyer edhe ofendimet ndaj policisë, të cilët kanë krijuar një kordon për të mos lejuar bllokimin e qarkullimit të makinave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu