Florjan Binaj ka qenë i ftuar së fundmi në podkastin “PPP”, ku ndër të tjera ka folur edhe për komentet negative, të cilat e cilësonin si “bukëshkalë”, për shkak të imitimit që ai i bëri Ledion Liços në videon ku konfirmohej se do të ishte moderatori i edicionit të tretë të “BBVA 3”

“Flasim me përqindje. Ishin diku te 1% e gjithë atyre që komentonin “je bukëshkalë”, nga profile që kishin 0 ndjekës dhe postime. Shumë bindës domethënë. Unë i mora shumë seriozisht kur i lexova”, tha Flori me ironi.