“O Fran mor…”/ Dalin pamjet e rënda nga sherri me 3 të plagosur nga sherri me sopata për pronat. I riu vrapon me kosore në dorë

0

PUKË- Publikohen pamjet nga momenti i përplasjes mes dy familjeve në Pukë, ku si pasojë mbetën të plagosur 3 persona, Florin Zefi, Bardhe Zefi dhe Kol Marku. Siç shihet nga pamjet, anëtarët e dy familjeve përplasen me njëri tjetrin, ndërsa në duar mbajnë kosore dhe sëpatë.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Gjegjan, ku dyshohet se familjet Marku e Zefi u konfliktuan për çështje pronësie. ‘Balkanweb’ raporton se mëngjesin e sotëm ka pasur sërish incidente, teksa mësohet se i është thyer xhami i makinës që drejtonte Hil Zefi.

Ky i fundit ka bërë denoncim në polici duke thënë se e kanë gjuajtur me gurë pjesëtarë të familjes Marku. Familja Zefi ka reaguar duke thënë për Balkanweb se nëse shteti nuk ndërhyn, konflikti do te përshkallëzohet, pasi ata ndjehen të kërcënuar.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu