Në rrjetet sociale në Kosovë është duke qarkulluar videoja e një të riu që ecën me shpejtësi tepër të lartë në rrugët e Prishtinës. Nga videoja duket se në makinë gjenden edhe dy vajza të tjera me origjinë nga Shqipëria, të cilat i kërkojnë të ecë më ngadalë, por ia nuk dëgjon.
Vajzat përpiqen që t’i kujtojnë se mund të ketë radar në rrugë, por ai ia shkel gazit duke kapur shpejtësinë 240 km/h në zonë të banuar.