“O ta dh**fsha surratin me…”! Shqiptari tenton të hapë derën e avionit që fluturonte nga Zvicra, udhëtarët i hidhen sipër dhe e ndalojnë (VIDEO)

0

Një incident që fatmirësisht është parandaluar nga udhëtarët, ka ndodhur në fluturimin e djeshëm Gjenevë-Prishtinë. Një shqiptar i Kosovës që do të udhëtonte nga Zvicra drejt vendlindjes, ka tentuar të hapë dderën e avionit, por është ndaluar nga udhëtarët.

Siç shihet dhe nga pamjet e shpërndara në mediat sociale në Kosovë, kanë qenë disa persona që janë hedhur mbi të riun sapo kanë parë që ai do të hapte derën e avionit, ndërsa më pas dy djem të tjerë e kanë mbajtur të neutralizuar derisa në bord janë futur policët.

Nuk është e qartë nëse avioni ka qenë në fluturim dhe është detyruar të bëjë ulje emergjente në ndonjë shtet tjetër, apo gjithçka ka ndodhur në pistën e aeroportit të Gjenevës.

Nga veshja e policëve që janë paraqitur në avion për të shoqëruar personin në fjalë, dallohet që nuk janë uniforma të Policisë së Kosovës. Nga pamjet, dëgjohen ofendime dhe të shara që udhëtarët shqiptarë lëshojnë drejt të riut.

Në një moment, në fund të videos, personi debaton me një të moshuar që e ofendon për veprimin që kishte në mendje të ndërmerrte, duke rrezikuar jetët e të gjithë udhëtarëve dhe ekuipazhit, kryesisht shqiptarë të Kosovës.