Ofendoi live gazetarin, Tom Doshi i kërkon falje Rakipllarit

0

 

Kreu i PSD-së Tom Doshi i ka kërkuar falje gazetarit Robert Rakipllari, pas një përplasje me tone të ashpra gjatë ditës së djeshme, teksa ishin duke folur live në televizion. Në një mesazh që ia ka drejtuar Sokol Ballës, i cili drejtonte dje emisionin, Doshi thotë se ai nuk ka pasur asgjë personale me Rakipllarin, por në jo pak raste është fyer me pa të drejtë.

“I nderum Zoti Balla ndjej detyrimin të shkuj dy reshta për reagimin tim ditën e djeshme. Jam ndjerë shpesh i fyer dhe i akuzuar pa të drejtë, ndjej të them se reagimi im i brendshëm ishte emocional. Si person i ofroj ndjesën time Robertit”, shkruan Doshi në mesazhin e tij.

Përplasja e djeshme me Rakipllarin:

Tom Doshi: Ata dy burrat që ke aty, po u del shumë punë me emrin tim. Mua votat mi ka dhënë populli, ka patur program PSD, ka patur kandidatë më të mirë sesa Thurja apo ata që mendon ti. Mateni vendin mirë kur të flisni sepse i kam marrë votat në të gjithë Shqipërinë. T’ju vijë turp të dyve se keni edhe fëmijë dhe hidhni baltë kundër meje. Xhelozia e Rakipllarit se ka humbur PD nuk justifikohet.

Sokol Balla: Ju lutem pa ofendime personale. Komentet janë politike

Doshi: Mua më ka votuar populli, kam marrë 30 mijë vota në gjithë Shqipërinë

Rakipllari: Nuk ka asgjë personale

Doshi: Ti e ke personale

Rakipllari: Nuk kam asgjë personale. Ju keni marrë vota…

Doshi: Ju s’të lini rehat. Ju keni patur frikë të hapni ekranin për mua

Rakipllari: Po të gjykoj si kryetar partie.

Doshi: Ke gjithë ditën që merresh me ermin tim. Turp të kesh

Rakipllari: foli ambasadores amerikane për të tjerat. Merru me atë dhe jo me mua.

Doshi: Ç’lidhje ka ambasadorja amerikane? Unë jam më i pastër si ty. Do e gjej të drejtën edhe në Amerikë. As kam marrë tendera si tha Lubonja, unë i kam patur kudnër të gjitha forcat. T’ju vijë zor që përgojoni. Dihet se kush jam unë. Jam përballur me drejtësinë këtu dhe do të ëprballem edhe në Amerikë.

Balla: Pse e dhe dorëheqjen?

Doshi: E dhashë dorëheqjen që të jem qytetar i lirë.

Rakipllari: Ti je një person i shpallur non-grata nga SHBA. Se blen 2-3 vota këtu mos kujto se je shumë i fortë. Sokol ndaloje këtë telefonatë. Je non-grata zotëri. Sokol, ndaloje telefonatën, zgjidhe me SHBA dhe pastaj me mua.

Doshi: Ti paguhesh për të dalë aty! Mbylle gojën! O ku*vë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu