“Oferta vlen për pak kohë”, lideri çeçen e quan Zelenskyn ish president, i bën propozimin e “veçantë”

0

Gjatë një fjalimi lamtumire për ushtarët e Federatës Ruse në Grozny, lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, foli për presidentin ukrainas Vladimir Zelenskiy, duke u munduar të ironizojë pak.

Ai foli me neveri për presidentin e Ukrainës, i cili nuk po dorëzohet dhe po e frymëzon jo vetëm popullin e tij. Kadyrovi tha se i ofron Zelenskiyt “punë në televizion”.

“Sapo Zelenskiy t’i përgjigjet thirrjes sonë për ta ndaluar rezistencën dhe për t’u ulur në tryezë për bisedimet e paqes, ne do t’ia japim atij një mundësi të tillë. Ne madje mund të organizojmë një shfaqje të veçantë në Grozny”, ka shkruar Kadyrov në llogarinë e tij në Telegram.

Me shpresën se Zelenkiy do të dorëzohet, Kadyrov tha se për këtë ka folur edhe me bashkëpunëtorin e tij i cili po merr pjesë në luftë, ndërsa e quajti liderin e ukrainasve “ish-president”.

“Pas përfundimit të operacionit ushtarak, ish-presidenti i Ukrainës do të duhet të fitojë diku, dhe Ayub kërkon t’i jepet një shans”, tha Kadyrov.

Ai shtoi se oferta e tij është “e vlefshme për një kohë të kufizuar”.

“Sepse do të jetë shumë vonë më vonë”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu