Ofertë tunduese për Insignen përtej Altantikut: Toronto 15 milionë neto në sezon!

0

E ardhmja e Lorenzo Insignes mund të jetë me yje dhe vija. Sipas raporteve të “AS”, klubi Toronto, në fakt do të ishte gati të vendoste një ofertë monstruoze në pjatë, për të bindur anësorin sulmues italian të ndërpresë negociatat me presidentin De Laurentiis dhe të transferohet në SHBA në fund të sezonit.

Oferta shokuese e klubit të MLS-së është 15 milionë neto në sezon, trefishi i asaj që lojtari fiton aktualisht te Napoli

Për momentin, sipas asaj që rrjedh nga Spanja, oferta zyrtare e Torontos për Insignen nuk ka mbërritur ende, por nëse do të konfirmohej paga prej 15 milionë lekësh neto në sezon, përshtypja është se sulmuesi Lorenzo mund ta merrte vërtet seriozisht aventurën amerikane.

Një aventurë shumë e pasur, që do t’i jepte fund hezitimeve të De Laurentiis për rinovimin dhe do të shënonte fillimin e një sfide të re për kapitenin napoletan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu