Më shumë njerëz po injektojnë droga të paligjshme sesa mendohej më parë, thotë një raport i Kombeve të Bashkuara mbi përdorimin e drogës në mbarë botën.
Në total, 13.2 milionë njerëz injektuan drogë në vitin 2021, 18% më shumë se sa ishte vlerësuar më parë, tha Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC) me qendër në Vjenë.
Substancat sintetike si fentanili dhe metamfetamina dominojnë tani tregjet e paligjshme të drogës, thotë OKB.
Në nivel global, përdoruesit e drogës u rritën me 23% dhe çrregullimet e lidhura me drogën u rritën me 45% në një dekadë në gati 40 milionë.
Njerëzit me çrregullime të shëndetit mendor, ata me prejardhje më të ulët socio-ekonomike dhe të rinjtë ishin më të cenueshëm, thuhet në raport.
Evropa Lindore dhe Amerika e Veriut u zbuluan se kishin një prevalencë më të lartë të njerëzve që injektojnë drogë sesa në Azinë Lindore dhe Juglindore.
Fentanyl ka ndryshuar tregun e opioideve në Amerikën e Veriut me pasoja vdekjeprurëse, thuhet në raport.
Në bazë të të dhënave nga 18 vende, ai tha se burrat kishin pesë herë më shumë gjasa se gratë për të injektuar drogë dhe për t’i njohur partneret e tyre femra me këtë zakon.
Megjithatë, vetëm një në pesë persona mund të aksesojë trajtim, thotë OKB-ja, me gratë në veçanti që përballen me barriera.
Arsyet janë të shumta dhe të ndërthurura: Covid-19, por edhe frika nga sanksionet ligjore, stigma sociale, mungesa e kujdesit ndaj fëmijëve dhe frika e humbjes së kujdestarisë së fëmijëve të tyre.
Ghada Waly, kreu i UNODC, tha se në shumë raste, trajtimi po dështonte për ata që kishin nevojë për të.
“Ne duhet të shtojmë reagimet kundër rrjeteve të trafikut të drogës që po shfrytëzojnë konfliktet dhe krizat globale për të zgjeruar kultivimin dhe prodhimin e paligjshëm të drogës, veçanërisht të drogave sintetike, duke nxitur tregjet e paligjshme dhe duke shkaktuar dëm më të madh te njerëzit dhe komunitetet,” tha zonja Waly.