Në Mynih janë mbledhur në konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih udhëheqësit botërorë ku në krye të axhendës është kriza Rusi-Ukrainë.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres deklaroi se do të ishte “katastrofike” nëse situata do të përshkallëzohej në një pushtim rus të Ukrainës.
“Jam thellësisht i shqetësuar për vendosjen e trupave rusë në kufijtë e Ukrainës, dhe gjithashtu për rritjen e tensioneve dhe shtimin e spekulimeve për një konflikt ushtarak në Europë. Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte katastrofike, paralajmëroi ai. Duke theksuar se e vetmja alternativë është diplomacia– tha ai.





