Olsi Bylyku reagon për padinë e Top Channel: ‘Do të paguaj çmimin e madh…’

0

Pas postimit në instastory, Olsi nuk e ka lënë me kaq. Me anë të një postimi në ‘Instagram’, ai bëri një reagim të gjatë për situatën.

Sot në drekë u zgjova nga mesazhi i prindërve të mi që më lajmëruan në shtëpi kishin sjellë një fletë-thirrje nga Gjykata për paraqitje, pasi isha paditur nga televizioni ku unë u linda si artist, Top Channel. Sigurisht me dhimbje dhe kënaqësi, avokati im do të jetë pjesë në çdo seancë deri në zgjidhjen e kësaj, ku sigurisht nëse do të jem unë figura që ka shkaktuar dëm për emrin e institucionit, do të më duhet të paguaj “çmimin e madh”, 100.000k, – shkruan ai ku sqaron arsyen e postimit të tij me 17 shkurt, ku kishte shkruar ‘shpresoj që eliminimi im të nxjerrë koston e fituesit’.

Mandej, ai shkroi për fillimet e tij në Top Channel dhe arsyen pse e la Top Channel, duke u shprehur se ka lëvizur për të njëjtën pagë, vetëm për t’i treguar mirënjohjen Bes Kallakut, i cili e ka ndihmuar në fillimet e tij.

Për çdo njeri që mund të hedhë hipoteza, unë jam Olsi Bylyku, që jam njohur me personazhin e “Kimikatit” në Top Channel dhe jam larguar për të shkuar në emisionin “BE Coffee” me të njëjtën pagë, për t’i treguar mirënjohjen vëllait tim, Bes Kallakut, i cili më ndihmoi në fillimet e mia. Jam Olsi Bylyku, që “ngeci” në “Klanifornia” për arsye se “BE Coffee” u mbyll dhe unë isha i vetmi të cilit i duhej rroga për të jetuar, ndryshe nga dy miqtë e mi, Besi & Erioni.

 

Ai tregoi që ndër të tjera, arsyeja pse mori pjesë në ‘Big Brother Vip 3’, ishte dëshira për t’u bërë pjesë sërish e medias ku u krijua si artist.

Unë jam Olsi Bylyku, i cili edhe pasi u mbyll “Klanifornia”, besova në TV Klan dhe qëndrova rreth 8 muaj sërish për të treguar mirënjohjen ndaj televizionit, por nuk u krijua hapësira dhe kjo ishte arsyeja pse pas më shumë së 3 vitesh, nuk munda t’i refuzoja ftesën televizionit ku u krijova si artist, Top Channel, pasi përtej muzikës, show dhe skena janë pasionet prej të cilave nuk largohem dot dhe sot, marr një fletë-thirrje për shkaktim dëmi, ku në fakt duhet të ishte e kundërta, pasi sa herë hap komentet thika e vetme janë njerëzit, ku pa faj mendojnë se isha një zhgënjim në atë format.

Megjithatë, ai shtoi se është mirënjohës dhe është i gatshëm së bashku me avokatin të ndjekë çështjen në gjyq.

Mirënjohja është mbjellë në çdo venë timen, sepse jam rritur në një familje ku më shumë kanë justifikuar bashkëpunëtoret e mi sesa mua, ndaj lindën vargjet në këngën e fundit: “Mos bab…” , derisa fatkeqësisht pashë rastësisht disa rroba të reja të mbesës sime gati 2 vjeç, që më tha se ishte përgatitur për surprizën e dajës, por unë nuk munda t’ia jepja fatin që t’i vishte. Kështu, do të më keni në çdo seancë prezent mua ose avokatin tim, sa herë dhe në çdo moment që të duhemi nga gjykata.

Ndërsa shkrimin e mbylli me moralin se ‘Fëmijët duan punëtore, ndërsa liderët duan eprorë’.

Dhe diçka të fundit që kam kuptuar në këto 6 vite që punoj në 2 televizionet më të mëdha në Shqipëri: “FËMIJËT DUAN PUNËTORË, LIDERAT DUAN EPRORË”, ndaj ikonat e atij TV u larguan si: Arbana Osmani, Alban Dudushi, Sokol Balla, Altin Basha etj dhe në televizionin paralel kanë ndërtuar perandori Blendi Fevziu, Ardit Gjebrea, Vera Grabocka etj.

Sorry but you didn’t know the who is the REAL ONE!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu