Olta vendosi përballjen e fortë këtë javë/ Luizi shpreh hapur se cilët do të ishin 3 banorët që do t’i nominonte nëse do kishte mundësi (EMRAT)

0

Pas nominimit nga aktorja Olta Gixhari, Luizi ka treguar se cilët do të ishin banorët nëse do t’i jepej dhe atij e njëjta mundësi zgjedhje.

Teksa bisedonte me Beatin, Luizi tha se do të çonte në nominim veten, Oltën dhe Armaldòn. Por kujtojmë se kjo gjë nuk është e lejuar pasi nuk ke të drejtë të dërgosh veten në nominim. Mbetet për t’u parë kur do i vijë radha Luizit për që të ketë të drejtën të nominojë 3 banorë.

Kujtojmë se mbrëmjen e së shtunës, Olta vendosi të çonte në nominim Luizin, Kiarën dhe Bledin duke e bërë kështu një përballje të fortë mes banorëve.

Vendimi do të merret mbrëmjen e nesërme gjatë spektaklit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu