Omicron në Portugali: Rastet e para të variantit të ri, te 13 lojtarët e Belenenses

0

– Trembëdhjetë rastet e infektuara me Covid-19, të identifikuara te lojtarët e klubit portugez Belenenses, të cilët për këtë arsye nuk u aktivizuan në ndeshjen e të shtunës kundër Benficas në kampionat, ndoshta lidhen me variantin e ri Omicron të Coronavirusit.

Kështu ka bërë të ditur sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në këtë vend (Insa). Këto janë rastet e para të variantit të ri të zbuluar në Portugali dhe, sipas organit publik, një nga lojtarët kishte udhëtuar së fundmi në Afrikën e Jugut.

Fakti që ndeshja u luajt, gjithsesi ndezi një debat të nxehtë këtë fundjavë. Ndeshja nuk u ndërpre deri në fillim të pjesës së dytë kur skuadra e Belenenses mbeti në fushën e lojës u me vetëm gjashtë lojtarë, ndërsa Benfica kryesonte 7-0. Këtu, sipas rregullores së futbollit, gjyqtari e ndërpreu takimin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu