Ambasada Amerikane në Shqipëri ka një thirrje për qytetarët e saj në vendin tonë, duke i paralajmëruar për situatën e koronavirusit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasda kërkon që qytetarët amerikanë të tregojnë kujdes dhe të mos harrojnë për të përdorur maskat, vaksinat dhe dozat përforcuese që janë mbrojtja më e mirë ndaj variantin e pandemisë së COVID, “Omicron”. Bashkangjitur ambasada ka vendosur edhe në link që të dërgon në faqen e CDC për të marrë më shumë informacion se si duhet të mbrohemi nga COVID.
Postimi i ambasadës së SHBA:
Ndërkohë që vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 2,230 raste të reja të infektuara nga pandemia e koronavirusit.