“Open-Ballkan i padrejtë”/ Osmani: Kosova është pro procesit të Berlinit

0

Presidentja Vjosa Osmani në takimin me presidentin e Maqedonisë së Veriut ka theksuar se “Open-Ballkani” është në favor të madh të Serbisë, e jo të Kosovës. Gjatë konferencës për mediat Osmani ka thënë se Kosova është pro procesit të Berlinit.

“Open-Ballkan nuk është ndërtuar në parimet themelore të barazisë. Derisa Serbia nuk e trajton shtetin tonë si shtet të barabartë, sikurse shtetet e tjera, natyrisht ne shohim se një iniciativë të tillë Serbia dëshiron ta shfrytëzojë për ekspansion të interesave të saj hegjemoniste që këto ditë po quhen me togë fjalëshin “Bota serbe”. Procesi i Berlinit i vetmi proces ku shtetet tona vërtet shtyhen përpara dhe intensifikon raportet tona me BE-në”,– ka thënë ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu