Një operacion kundra drogës është bërë ditën e sotme në Gjermani. Mediat gjermane shkruajnë se operacioni u zhvillua në North Rhine-Westphalia dhe Hesse, kundër një bande shqiptare që merrej me trafikun e drogës.
Gjatë operacionit të Policisë u arrestuan 20 persona, të cilët ishin me origjinë shqiptarë të gjithë. 19 të dyshuar u arrestuan në North Rhine-ëestphalia ndërsa 1 në Hessen. Ministri i Brendshëm Herbert Reul (CDU) i tha agjencisë gjermane të shtypi se misioni ishte sukses i madh.
“Misioni i sotëm ishte një sukses i madh për hetuesit dhe rreth 500 shërbimet e urgjencës. Për të parandaluar pengesat e dërgesave nga jashtë, banda ka instaluar edhe disa plantacione ultra-moderne në Gjermani; dy prej tyre u konfiskuan sot vetëm në Nordrhein-ëestphalia. Kushdo që beson se një krim i tillë i organizuar do të zhdukej me legalizimin e kanabisit, nënvlerëson përmasat e këtij problemi. Në North Rhine-ëestphalia ne do të vazhdojmë në çdo rast të luftojmë tregtinë e paligjshme të drogës me të gjitha mjetet e mundshme” tha ai.
Forcat e policisë në North Rhine-Westphalia, Hesse dhe Luksemburg u përfshinë në kontrollin e ndërtesave të shumta dhe arrestime . Policia kriminale e Oberhausen raportoi të enjten në mëngjes për kërkime në Oberhausen, Medebach, Heinsberg, Lüdenscheid, Bottrop, Gelsenkirchen, Essen (gjithë North Rhine-ëestphalia), Korbach (Hesse) dhe Strassen (Luksemburg).