Operacion blic në Vlorë, kontroll ‘xhamave të zinj’

0

VLORË– Mbrëmjen e kaluar u zhvillua aksioni blic në qytetin e Vlorës. Operacioni zgjati deri në orët e para të ditës së sotme. Efektivë të forcave Shqiponja dhe të Krimeve të Rënda ngritën pika kontrolli dhe ndalën kryesisht automjetet e shtrenjta, luksoze, sidomos ato me xhama të zinj. Në fokus të kontrolleve qenë persona me rrezikshmëri kriminale, që lëvizin me armë apo persona të shpallur në kërkim nga Policia.

Mësohet se janë ndaluar disa automjete dhe janë kontrolluar edhe drejtuesit e tyre fizikisht.

Këto aksione blic vijnë dhe si pasojë e ngjarjeve kriminale të ndodhura së fundmi në vendin tonë.