Një operacion madhor i organizuar mes Europolit, INTERPOLIT, Eurojust, FederatëS e Bankave Europiane çoi në arrestimin e 1803 personave për organizimin e skemave të shumta të pastrimit të parave.
Sipas informacioneve të policisë së kontinentit europian bëhet me dije se operacioni “EMMA 7” u shtri në 26 vende të botës (Europë, Azi, Amerikë e Veriut, Kolumbi dhe Australi). Ky operacion zbuloi 18 mijë persona që kryenin aktivitetin e transferimit të paligjshëm të parave. Këto para përdoreshin më pas për operacione madhore të pastrimit financiar.
Më poshtë, publikohen shifrat e EUROPOLIT për operacionin “EMMA 7”
-18.351 pastrues parash të identifikuar
-324 rekrutues të identifikuar
-1803 persona të arrestuar
-2503 hetime të nisura
-7 mijë transaksione parash mashtrimi
-67.5 milionë euro humbje të parandaluara
Marrë nga “EUROPOL”