Operacion në Tiranë/ Sekuestrohen 9 mln lekë, arrestohen 2 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

0

Një operacion kundër lojërave të fatit  është zhvilluar në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy persona, 2 të tjerë janë shpallur në kërkim ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Mësohet se janë arrestuar L. Xh dhe K.B, ndërsa janë shpallur në kërkim E.N dhe U.T.  Në gjendje të lirë është proceduar shtetasi L.H.

Policia bën me dije se janë sekuestruar një sasi parash prej 900 000 lekë të rinj dhe një sasi parash në valutë në shumën prej 2975 Euro, shumë parash të cilat u gjenden në sirtarin e banakut të lokalit.

Policia ka sekuestruar pesë aparatë telefonik celularë të cilët shërbenin për vendosjen e skedinave dhe basteve sportive për ndeshje të ndryshme futbolli.

“Pas punës operative të bërë nga shërbimet e policise kriminale të Komisariatit Policisë Nr. 1, Tiranë, në datë 06. 11. 2021, rreth orës 18. 30 min, është ushtruar kontroll në subjektin privat Bar Restorant “Las Vegas” që ndodhet në katin e parë të pallatit Nr. 10/1, në Rrugën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, ku nga kontrolli i ushtruar janë kapur në flagrancë duke ushtruar aktivitet të kundraligjshëm në organizimin e llotarive të palejuara si dhe venien në dispizicion të lokaleve për lojra të palejuara, dhe nga kontrolli i ushtruar janë sekuestruar një sasi parash prej 900 000 Lek të rinjë si dhe një sasi parash në valutë në shumën prej 2975 Euro, shumë parash të cilat u gjenden në sirtarin e banakut të lokalit, para të cilat ishin përfituar nga aktiviteti i kundraligjshëm, si dhe janë gjetur dhe janë sekuestruar pesë aparatë telefonik celularë të cilet sherbenin për vendosjen e skedinave dhe basteve sportive për ndeshje të ndryshme futbolli.”– njofton policia.

Po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim policor, për kapjen e pronarit të lokalit, shtetasit U.T si dhe për kapjen e menaxherit të lokali shtetasit E.N.

Materialet proceduriale ju referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “ Organizim i llotarive të palejuara” të kryer në bashkëpunim si dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu