Operacioni antidrogë i SPAK/ Trafikantët dhe kimistët dalin para togave të zeza, pamje e të arrestuarve në kafazin e hekurt (FOTO)

0

TIRANË- Ditën e sotme kanë dalë para togave të zeza, 10 pjestarët e grupit kriminal që trafikonte drogë nga vendet e Amerikës Latine. Geis Fejsullai, Klajdi Birçe, Artion Çaushllari, Endi Sejdini, Aldi Zonja, Ismail Abdurrahmani, Baki Huqi, Hiwlen Narvaez, Joze Vasquez dhe Samuel Serrano, janë arrestuar në flagrancë. Seanca nisi rreth orës 09:30 ndërsa janë publikuar pamje ku duken të arrestuarit prapa hekurave.

SHQIPTARËT E ARRESTUAR

1- Geis Sejfullai 42 vjeç, banues në Tiranë
2- Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
3- Artion Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
4- Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë
5- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
6- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
7 – Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës

TË HUAJT E ARRESTUAR

1- Hiwlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian
2- Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian
3- Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian

SPAK ka qenë në dijeni të lëvizjeve të grupit dhe për këtë arsye i kanë mbajtur në vëzhgim për më shumë se dy muaj ndërsa ka mundur po ashtu të përcaktojë se në rolin e financuesve dhe organizatorve të kësaj veprimtarie. Më konkretisht financuesit dhe organizatorët ishin shtetasit Klajd Birçe, Geis Fejsullai, Aldi Zonja dhe Artion Çaushllari.

Droga e cila futej në Shqipëri nëpërmjet lëkurës së gjedhit, ekstraktohej më pas nga kimistët nga Venezuela dhe Kolumbia në laboratorin në Qerekë të Fushë Krujës. Mësohet se pronar i ndërtesës ku ishte ngritur laboratori i drogës është Endi Sejdini, 25 vjeç. Endi Sejdini kishte një mobileri në zonë dhe nuk rezulton person me rekorde kriminale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu