Operacioni “Fijet e krimit”, çmontohen edhe 70 kamera në Tiranë

0

Mbetet në zhvillim operacioni “Fijet e krimit” për heqjen e kamerave të sigurisë të jashtëligjshme, këtë herë në Tiranë.

Sipas burimeve bëhet me dije se ka filluar një operacion gjatë natës për heqjen e këtyre kamerave që dyshohet se ishin vënë nga grupet kriminale, dhe deri më tani janë hequr mbi 70 të tilla.

Mësohet se te ish-Parku janë çmontuar 4 kamera sigurie, 10 kamera në Laprakë, Rruga e Kavajës, Rruga e Elbasanit, 20 te zona e Xhamllikut, 5 Maji, Fresku, Yzberisht dhe Fushë Mëzez.

Çmontimi i kamerave do vijojë në të gjithë zonat e kryeqytetit, ku secili komisariat do çmontojë kamerat e paligjshme në zonat që mbulojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu