Ditën e sotme pritet të jepet masa për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Golden Bullet”. Nga 32 urdhër arreste të lëshuara nga SPAK, 18 prej tyre janë tashmë në burg. Bëhet fjalë për 9 të cilët ishin në burg edhe më herët, mes tyre edhe Nuredin Dumani, krahu i tij i djathtë, Henkrik Hoxha dhe emra të tjerë të rëndësishëm të cilët janë në burg.
Ndërkohë që nga 9 emrat e tjerë që u arrestuan 2 ditë më parë vlen të përmendet emri i Leonard Palushi, ish shefi i krimeve në Elbasan, i cili dyshohet se ka manipuluar provat për një krim të ndodhur në Elbasan.
Nga të kërkuarit të cilët ende nuk janë arrestuar, ndër më të rëndësishmit janë emrat e Ervis Martinaj, Talo Çela, Suel Çela si një nga krerët e grupeve kriminale më të rëndësishëm në Elbasan, apo edhe Florenc Çapja.
Seanca pritet të nisë rreth orës 11:00 dhe pritet të zgjasë, duke qenë se do të jepen masat e sigurisë për 18 persona të përfshirë në ngjarjet kriminale më të mëdha të 10 viteve të fundit.