Operacioni Shqipëri-Itali për bandën ndërkombëtare të trafikut të drogës! Ish-prokurori: Mafia shqiptare ka karakteristika të Ndraghetës!

0

Ish-prokuror i krimeve të rënda, Besnik Muçi, foli sot në emisionin “Log.” në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos, për operacionin e përbashkët Shqipëri-Itali kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në kuadër të cilit u ekzekutuan dhjetëra masa arresti.

Lidhur me këtë Besnik Muçi tha se mënyra se si prokurorët italianë trajtuan operacionin ”Ura” dhe mënyra se si ata iu referuan krimit shqiptar, tregoi se krimi i organizuar shqiptar ka arritur në nivelin e mafias.

Më tej ai tha se mafia shqiptare ngjason me mafian e Ndraghetës.

Besnik Muçi: Vlerësoj që mafia jonë është vërtetë e madhe.
Dy gjëra më bënë përshtypje: e para përdorimi në mënyrë të natyrshme nga prokuroria e mafias italiane. Ata diskutonin në Tiranë për mafian shqiptare sikur flisnin për Nderaghetën. Do të thotë se në vështrimin e tyre krimi i organizuar shqiptar ka arritur në nivelin e mafias.

Mafia shqiptare ka karakteristika kryesisht të Ndraghetës, janë qeliza të veçanta që veprojnë në fusha të caktuara dhe që ndërlidhen me njëra tjetrën.

mafia në atë që ne e quajmë mafia mund të jetë dhe organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Mafia lidhet me disa element specifikë, mafia ka fitimin si parim bazë. Dhe ajo që më bën përshtypje dhe duhet të jetë shqetësues për institucionet shqiptare, fakti që as prokuroria italiane nuk i besoi SPAK, dhe asnjë nga këto nuk i besuan policisë shqiptare.