Operacioni SPAK/ Shtyhet seanca e Shullazit, GJKKO lë në burg katër nga të arrestuarit

0
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Katër nga të arrestuarit nga operacioni i organizuar nga SPAK janë lënë në burg nga Gjykata e Posaçme.

GJKKO ka lënë në burg Gjergj Cukalin, Albert Zajën, Enver Divën dhe Besian Xhixhën ndërkohë që seanca për Emiljano Shullazin është shtyrë për në orën 14:00 të mesditës.

Mendohet se Shullazi ka kërkuar mbrojtjen nga avokati i shtetit dhe nuk do të paraqitej në seancë, prandaj seanca e tij u shtye në një afat tjetër.

Avokati i caktuar nga shteti ishte caktuar Artan Simoni i cili mbron edhe Luftar Reçin në një process tjetër gjyqësor me të cilin është palë edhe Shullazi. Për shkak të konfliktit të interesit, për të gjetur një tjetër avokat për Shullazin u shtye dhe seanca e tij gjyqësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu