Klodian Omeri është vënë në pranga nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim për kultivim lënde narkotike. Në kërkim vijon të mbetet Klajdi Miziri. Shtëpia e barit e Klodian Omerit dhe Klajdi Mizirit u zbulua nga lidhja e paligjshme e energjisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon operacioni policor i koduar “Volloder”. Shkon në 3 numri i personave të arrestuar.Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë operacionit policor të koduar “Volloder”, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:- K. O., 29 vjeç, banues në lagjen “Gjashtë”, Sarandë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”Shtetasi K. O. ishte shpallur në kërkim, pasi në fshatin Nivicë, Sarandë, i kishte dhënë me qira një magazinë, shtetasit K. M., i cili e kishtepërshtatur atë si një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa. Vijon puna për kapjen e shtetasit K. M.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





