Xhelali, po pikërisht ai, Xhelal daullja, që shumë shpejt në kurriz e në xhepin e të tjerëve u bë “shoku” Xhelal, na paska dalë e paska thënë që foltorja e Doktorit dëmton rëndë PD. Dhe ironikisht e ka fjalën për atë PD, që Xhelos i hoqi opingat e lidhura me tel dhe i veshi këpucë Gucci. Të cilit nuk i shkojnë aspak me formatin gjeometrik të kokës së boshatisur, që në çdo vend tjetër të botës se zhvilluar do ishte rast studimor ose hetimor. Unë mund ta kuptoj “nxitimin” e portaleve për të transmetuar deklaratën e shokut Xhelal si sensacion i ditës, aq sa u rrezikua lënia në hije e Samitit të Klimës në Skoci, por do kisha pasur dëshirën që të tilla media të tregoheshin më tolerantë me ne ndjekësit dhe me mirësjellje të te na kursenin të tilla pamje që të krijojnë sekelldi.
Nga ana tjetër unë e kuptoj fare mirë hallin e Xhelo Shamikuqes të emëruar nga Berisha, që ka për të mbrojtur milionat e miliardat e zgrrapura me dhunë nga xhepat e lodhur të shqiptarëve, ato miliona që e bënë të duket here si Sulltani i Çekrezes, dhe herë si Beu i Valiasit në varësi të Sulltaneshave që mbante nëpër borderotë dhe i paguante me taksat e qytetarëve të Kamzës. Por s’mund ta kuptoj kurrë, si e gënjen mendja Xhelalin dhe shumë të tjerëve si ai, se duke përdorur emrin Amerikë, bujaria jonë dhe e “atyre” do shkojë deri në atë pikë sa do themi: hallall i kanë paret e vëna me hajni!
Në fund të ditës ky është dhe një lajm i mirë për Berishën dhe për ndjekësit e foltores, se Bashën tashmë nuk e mbështesin vetëm dylberat e Gaz Bardhit, por dhe halabakë si Xhelo mavria, i cili dy herë që është bërë i famshëm në media ka qenë kur doli nga Bashkia me pranga në duar dhe që detyroi një vajzë të kërkonte azil prej ngacmimeve të tij të neveritshme.
Nga: B. Begeja.