Opozita dogji karriget në Parlament, Kuvendi hap tenderin për 30 të reja me vlerë 13 mijë euro

0

TIRANË- Kuvendi ka shpallur procedurën e tenderimit për karriket e reja të Parlamentit, për të zëvendësuar ato që Opozita dogji një muaj më parë, në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë më 30 shtator 2024. Në një procedim të ndjekur dhe inventar, Kuvendi u mori deputetëve dëmtues 7500 euro, 4 prej tyre, për të cilat kanë ende afat shlyerjeje.

Ndonëse deputetët u përjashtuan me 20-40 ditë nga punimet në seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë ka hapur një tender për blerjen e karrigeve duke e cilësuar si me “nevoja emergjente” për mbarëvajtjen e punimeve.

Bëhet fjalë për 30 karrige të reja, me vlerë fondi 13700 euro, ose gati dyfish i dëmit të faturuar më sipër. Kuvendi njofton se blerja duhet bërë 7 ditë nga nënshkrimi i kontratës, kurse afati i aplikimeve për prokurimin në fjalë është 4 Nëntori.

Mësohet se deputetët e PD kanë akoma afat për shlyerjen dhe ende nuk e kanë paguar. Do ju mbahet nga paga e nëntorit dhe dhjetorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu