Ministri i Shtetit në Greqi, Stavros Papastavrou dhe zëvendëskryeministri, Janis Bratakos kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre së fundmi.
Mediat në Greqi kanë raportuar se dy zyrtarët i kanë paraqitur dorëheqjet e tyre kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, i cili pranoi kërkesat e tyre dhe i falënderoi për bashkëpunimin.
Këto lëvizje në qeverinë greke vijnë në një moment kur kryeministrit Mitsotakis i është kërkuar dorëheqja, teksa opozita ka përgatitur një mocion mosbesimi.