Orges Shehi është zyrtarisht trajner i Partizanit. Pritjes i erdhi fundi dhe klubi i kuq ka dhënë njoftimin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Pas një periudhe pozitive te Tirana, tekniku Shehi ka ndërruar krah dhe tashmë do drejtojë rivalët e bardhebluve. Në publikimin e bërë nga Partizani, shkruhet se prezantimi i trajnerit të ri është programuar për të mërkurën në orën 11.00.
“Të mërkurën 11:00 në ambjentet e “Arena e Demave”, klubi prezanton Orges Shehin përpara mediave” , shkruan klubi.
Shehi e gjen Partizanin jo në momentin më të mirë të mundshëm.Në 5 ndeshjet e fundit klubi ka barazuar katër prej tyre dhe ka humbur një. Ndeshja e radhës është ndaj Teutës, me 13 janar.
Skuadra nga kryeqyteti ka ndërruar edhe dy herë të tjera trajnerin këtë sezon futbollistik. Edicioni filloi me Zekic në stol, ndërsa stolin e skuadrës më pas e mori Arbër Abilaliaj.
Për trajnerin 46-vjeçar nga Durrësi, kalimi te ky klub është sfidë më vete dhe synimi është fitimi i çdo trofeu të mundshëm.Pritet me interes të shihet sesi do jetë Partizani i tij, e për këtë do tê duhet të presin 13 Janarin.
Lajmêrimi i klubit ndodhet në linkun më poshtë:
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=772151024954219&set=a.557626956406628&type=3&ref=embed_post