– Gjykata federale e Nju Jorkut e ka shpallur fajtore socialisten britanike Ghislaine Maxëell në pesë nga gjashtë akuzat që lidhen me rolin e saj në abuzimin seksual të vajzave të mitura nga Jeffrey Epstein ndërmjet viteve 1994 dhe 2004. CNN shkruan se 60-vjeçarja, u shpall fajtore për pesë akuza federale: trafikim seksual të një të mituri, transportim të një të mituri me qëllim për t’u përfshirë në aktivitet seksual kriminal dhe tre akuza të lidhura me komplotin.
Ajo u shpall e pafajshme për akuzën e joshjes së një të mituri për të udhëtuar për t’u përfshirë në akte seksuale të paligjshme. Nga Gjykata Maxëell, u shpall fajtore dhe mbi të rëndojnë 65 vite burg.
“Rruga drejt drejtësisë ka qenë shumë e gjatë. Por, sot drejtësia është vënë në vend. Dua të përgëzoj guximin e vajzave — tani gra të rritura — që dolën nga hijet dhe hynë në sallën e gjyqit. Guximi dhe gatishmëria e tyre për t’u përballur me dhunuesin e tyre e bënë të mundur këtë rast dhe rezultatin e sotëm,” tha në një deklaratë prokurori amerikan Damian ëilliams
Prokurorët argumentuan se Maxëell dhe Epstein komplotuan për të krijuar një skemë për të joshur vajzat e reja në marrëdhënie seksuale me Epstein nga viti 1994 deri në 2004 në Nju Jork, Florida, New Mexico dhe Ishujt e Virgjër të SHBA-së. Katër gra dëshmuan gjatë gjyqit se Epstein abuzoi me to dhe se Maxëell mundësoi abuzimin dhe ndonjëherë mori pjesë gjithashtu në të.