Një nga konkurrentet e “Përputhen”, Orsiola ka rrëfyer gjatë takimit të saj një periudhë të vështirë nga fëmijëria. Ajo tregoi se gjatë kohës që jetonte me familjen e saj në Greqi, ka përjetuar bullizëm.
Oriola rrëfen se si njëherë bashkëmoshatarët e saj në Greqi i shkatërruan një nga vizatimet e saj, duke e mërzitur shumë, ndërsa tregoi edhe një moment tjetër, kur gjithmonë e fundit në radhë për të blerë ushqim.
“Unë e shikoja që nuk ishte bullizmi vetëm tek unë. Prindërit e mi vetëm punonin. Kur ikja të merrja byrekë te shkolla, prisja sa të merrnin të gjithë dhe unë isha e fundit në radhë, dhe do merrja nëse kishte mbetur më”, tregon Orsiola mes lotësh, ndërsa rrëfen se bullizmin nuk ia ka treguar as prindërve.